Ivanov: Pres që këtë vit, përfundimisht të bëhemi anëtare e NATO-s

Presidenti Gjorge Ivanov sot vizitoi pjesëtarët e ARM-së në kazermën “Çede Filipovski-Dame” në Kërçovë, njofton Zhurnal.

Ai tha se pret që në këtë vit 2019, Maqedonia të bëhet përfundimisht pjesëtare e NATO-s.

“Presim që ky vit të jetë i suksesshëm për Armatën, gjegjësisht armata të fitojë atë që i takon, të marim ftesë dhe përfundimisht të bëhemi anëtare e NATO-s.” theksoi Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë hëngri drekë të përbashkët me pjesëtarët e ARM-së në kazermë, ndërsa festat e fundvitit, ua uroi edhe pjesëtarëve tjerë në kufirin jugor si dhe atyre që janë në misione të ndryshme sikurse në Avganistan, Libi dhe Bosnje e Hercegovinë, të cilëve u uroi përfundim me sukses të misioneve dhe kthim në shtëpitë e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu