Zyrtarizohet Maqedonia e Veriut, mesazhe urimi nga NATO dhe BE

Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Kuvendi i Greqisë, të menjëhershme ishin edhe reagimet. I pari ka reaguar kryeministri Zoran Zaev, i cili në profilin e tij në FB, ka uruar homologun e tij grek Aleksis Cipras.

Urime miku im Aleksis Cipras, bashkë me kombet tona shënuam fitore historike. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, le të jenë të përjetshme paqja dhe procesi i Ballkanit në Evropë”- tha kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

Ministri i punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, shkroi në Twiter se vendi e zgjidhi kontestin më të madh të jashtëm. E zgjidhëm problemin politik më të madh të jashtëm i cili na tërhiqte pas. I hapëm dyert drejt së ardhmes, e rrumbullakuam shtetësinë tonë, e mbrojtëm identitetin dhe siguruam ardhmëri për gjeneratat e ardhshme”- theksoi Nikolla Dimitrov, ministër i punëve të Jashtme.

I menjëhershëm ishte urimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Unë e mirëpres ratifikimin e sotëm në parlamentin grek të Marrëveshjes së Prespës, një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit. Pres me padurim që Republika e Maqedonisë së Veriut të bashkohet me NATO-n”- theksoi Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Urimet të menjëhershme erdhën edhe nga krerët e bashkimit Evropian. Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme Federika Mogerini dhe eurokomisari Joanes Han e përshëndetë hapin e ri për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.

Nga vetë fillimi BE fuqishëm e mbështeti marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministrat Cipras dhe Zaev nën kryesimin e KB-së. I nevojshëm ishte guximi politik, lidershipi dhe përgjegjësia e palëve që të tejkalohet njëri nga kontestet më të vështira në rajon. Të dy vendet e shfrytëzuan këtë mundësi unike e cila jepe shembull për pajtim në të gjithë Evropën dhe do të sjellë nxitje shtesë për perspektivë evropiane në rajon”- deklarojnë përfaqësuesit e BE-së.

Han, Mogerini dhe Junker theksuan se i presin të gjitha hapat e ardhshëm procedurale për zbatimin e Marrëveshjes. Ata nënvizojnë se tani me siguri mund të thuhet se Athina dhe Shkupi bashkë shkruan faqe të re në ardhmërinë e përbashkët të BE-së.

Ndërsa kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, në reagimin e tij, ka shkruar se dy kryeministrat arritën misionin e pamundur. Ata kishin fantazi, ndërmorën rrezik, ishin të gatshëm t’i viktimizojnë interesat personale për ardhmëri më të madhe. Zoran, Aleksis – e bërë mirë! Misioni i pamundur është plotësuar”-pohoi Donald Tusk, kryetar i KE-së.
Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin grek, pasoi pasi atë fillimisht, vitin e kaluar e Ratifikoi Kuvendi i Maqedonisë. Ndërsa në fillim të këtij muaji, parlamenti në Maqedoni, votoi edhe për ndryshimet kushtetuese të cilat i obligonte Marrëveshja e Prespës, respektivisht me të cilin ndryshohet emri i vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu