Zidane ka regjistruar humbjen e parë që pas rikthimit në Real Madrid. Valencia në superformë e mposhti kampionin aktual evropian me rezultat minimal 2-1, por me një lojë tejet të mençur.
Guedes dhe Garay ish realizatorët e “lakuriqëve”, ndërsa për galaktikët shënoi Benzema krejt në sekondat e fundit të duelit.
Pas ndeshjes, Zidane tha se humbja dhemb, por lavdëroi paraqitjen e djelmoshave të tij:
“Duhej të bindnim më shumë dhe më herët. Mirëpo nuk i ‘kryqëzoj’ djelmoshat, pasi u angazhuan maksimalisht.
Nganjëherë nuk u’a don, por mos harroni, kemi luajtur ndaj një skuadre tejet të mirë, megjithëse duhet pranuar se humbja dhemb”, përfundoi francezi.