Aaron Ramsey shpërthen në lot në ndeshjen e fundit me Arsenalin (VIDEO)

Aaron Ramsey ka shpërthyer në lot në paraqitjen e fundit në stadiumin ‘Emirates’.

Shpresat e ‘Topçinjëve’ për të përfunduar në top-katërsh janë zbehur pas barazimit ndaj Brighton, por vëmendja pas ndeshjes ishte te mesfushori uellsian.

Arsenali nderoi mesfushorin e ardhshëm të Juventusit, i cili gjithashtu ndau një mesazh emocionues me tifozët, përcjell InfoShqip.com

Ramsey, i cili shpenzoi 11 vite tek ky klub dhe u paraqit mbi 250 herë, nuk mund t’i përmbahej lotëve gjatë fjalimit.

28-vjeçari realizoi 64 gola dhe dhuroi 62 asiste gjatë karrierës së tij me Arsenalin.

Ai kishte hasur vazhdimisht në probleme me lëndimet, që megjithatë nuk e ndalën për të pasur një karrierë të suksesshme në Londër.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu