E ardhmja e Jasper Cillessen do të vendoset në merkaton e verës, por portieri i Barcelona-s ka befasuar të gjithë me lajmërimin e tij.
Siç ka bërë të ditur “Diario Gol”, holandezi 30-vjeçar ka përgatitur lamtumirën nga Spanja për t’u transferua në Itali tek Juventus.
“Do të largohem këtu. Do të shkoj te Cristiano Ronaldo”, mësohet të ketë thënë lojtari i Barcelona-s.
Gjithsesi, duke parë se bardhezinjtë kanë në ekip Szczesny dhe Perin, duket shumë e vështirë që Cillessen të gjejë hapësira në Torino, pikërisht siç po i ndodh tani në La Liga.