Hashim Thaçi ofendon Sali Berishën: Ai ishte bashkëpunëtor i Millosheviqit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka komentuar sërish ak.uzat e ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha.

“Gjithmonë kr.imin.eli kthehet në vendin e krimit Sali Ramë Berisha ka kryer krim të rëndë kundër UÇK-së kur është angazhuar në një fushatë armiqësore shpifjesh kundër saj paralelisht me fushatën ushtarake të Sllobodan Millosheviqit. E kam falur këtë duke e shikuar si një gabim strategjik të një politikani dhe i kam shtrirë dorën e bashkëpunimit” ka thënë Thaçi.

Sipas presidentit kosovar në maj të vitit 1999 kur Sali Berisha ka qenë i izoluar nga shqiptarët dhe nga bota Thaçi e ka takuar atë sepse “nuk kam dashur ta shpalli e ta trajtoj si armik apo si tradhtar”.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për periudhën sa kishte raporte relativisht normale me Berishën.

“Kam vlerësuar gjithmonë se armiqësitë në mes vetë shqiptarëve janë më të rënda se vetë plumbat e Serbisë. Jam munduar ta respektoj atë në komunikimin tonë prej më shumë se dy dekadash” ka shtuar Thaçi.

Ai ka shtuar se Berisha një kohë është sjellë mirë gjatë bashkëpunimit që kanë pasur si kryeministra.

“Por fatkeqësisht sot ai është kthyer në vendin e krimit dhe ka shkuar edhe më larg. Ndiej keqardhje për të sepse sot është shndërruar në një gërmadhë politike e shoqërore shqiptare. Fatkeqësisht për të paska pasur shumë të drejtë Ibrahim Rugova që për vite të tëra nuk pranoi t’ia jepte dorën dhe kështu qëndroi deri sa u nda nga jeta” ka thënë Thaçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu