“Gylsereni” pozon e lumtur në krah të dashurit (FOTO)

Tashmë më nuk po e fshehin lidhje e tyre romantike, ku dyshja duken më të lumtur se kurrë në jetë.

Bëhet fjalë për Nurgul Yesilcay, e cila është në lidhje me producentin filmik turk, Necati Kocabay.

Madje, dyshja e kinematografisë turke tashmë kanë vendosur që të kurorëzojnë lidhjen e tyre me një martesë.

Së fundi, aktorja që më mirë te shqiptarët njihet me rolin e Gylserenit, ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram.

“Para dhe pas pushimeve”, ka shkruar përbri dy imazheve – njërit të ngrysur – tjetrit të lumtur.

Ndryshe, artistja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen këtë vit në ekranet e mëdha të kinemave.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu