Në qytetin shqiptar ku njerëzit kanë frikë të pinë ujë

Rrethuar nga malet Bulqiza nuk vuan për burime ujore. Ka shumë të tilla në këtë qytet. Paradoksalisht shumë banorë po vuajnë për ujë të pijshëm

Është fjala për lagjen e sipërme të qytetit, aty ku 160 vete u helmuan dhe përfunduan në spital. Ishte 4 maj kur njëri pas tjerit brenda natës në urgjencë shkuan 70 vetë. Spitali priti tri ditë radhë njerëz me shenjat e helmimit.

Dyshimet e para, por dhe sot e kësaj dite lidhen me ujin e pijshëm, pavarësisht se nga analizat fiziko – kimike, bakterologjike dhe metalet e rënda rezultojnë negative.

Banore: “Nuk di që kanë marrë ndonjë masë, por në qytet thonë që janë çarë tubat e ujit, futen gazrat e karbitit, helme të ndryshme, me thashethem”.

Por çfarë ndodhi në qytetin e vjetër të Bulqizës? Pse mjekët dhe banorët pavarësisht rezultateve negative, besojnë akoma që helmi u erdhi nga uji. ABC Neës ishte në vendin e burimit që furnizon me ujë të pijshëm këtë pjesë të qytetit.

Bashkim Suroçi ish/punonjës i ujësjellësit: “Ujësjellëai i qytetit të vjetër merret te galeria B, bie në ballin A dhe del me tuba dhe vjen në depon qëndrore”.

Ka dyshime që uji mund të jetë kontaminuar nga agjentë fiziko –kimikë; nga përdorimi i dinamitit apo i sasive të karbitit që si pasojë e reshjeve kanë kulluar dhe janë bashkuar me ujin e pijshëm.

Flamur Meta drejtor i DSHP Bulqizë: “Analizat shkojë në procedurë më të zgjatur, të cilat po vazhdojnë akoma, dhe vetë Instituti i ka përsëritur analizat e marra në Bulqizë, ngarkesë mikrobiologjike nuk ka pasur”.

ABC Neës shkoi të fliste me drejtuesit e Ujësjellësit të Bulqizës. Por ata nuk ishin të gatshëm për të treguar mbi situatën. Por Drejtori i DSHP i tregoi ABC Neës nga Ujësjellësi nuk është marrë asnjë masë alternative.

Flamur Meta drejtor i DSHP: “Dhe në rast se bashkia do kishte vendosur furnizim alternativ me bote, ne do ndiqnim situatën për të bërë analizën për botin që do shpërndante ujin. Një gjë e tillë nuk na është kërkuar, mesa duket nuk është vënë në shfrytëzim nga bashkia furnizimi me bote”.

Aktualisht në këtë vend nuk ka me raste që shkojnë në spital me shenjat e helmimit. Qyteza duket e qete, por bluzat e bardha që u përballën me fluksin e të sëmurëve, ende dyshojnë që helmi ishte nga uji.

Shahin Kaja mjek: “Aktualisht gjendja është stabilizuar, i është kthyer normalitetit nuk kemi pasur asnjë rast me simptoma helmimi, nga uji”.

Haziz Jella drejtor spitalit Bulqizë: “Shkaqet për mendimin tim një mundësi më e shumtë është nga uji i pijshëm”.

Megjithatë depot e ujit janë në kushte të këqija edhe në qytetin e Ri të Bulqizës. Aty furnizohen me ujë më shumë se 4500 banorë. Ish roja i Ujësjellësit shoqëroi gazetarin e ABC Neës për të parë nga afër situatën.

Bashkim Surroçi ish/roje i Ujësjellësit: “Këtu mblidhet uji, kalon në depot poshtë dhe shkon në qytet për të pirë ujë njërëzit. Me vaska të shkatërrura plotësisht. Faleminderit medias nëse pushtetarët do kenë veshë ta dëgjojnë”.

Bulqiza është nga zonat më të varfra në vend dhe pse me një nëntokë të pasur. Banorët e këtushëm kanë kohë që janë lodhur. Tani janë dhe të frikësuar nga uji.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu