Kupa e Spanjës, një lojtar i Barçës do të shpallet kampion edhe në rast humbjeje

Çfarëdo të ndodhë në finalen e Copa del Rey, kushdo të fitojë mes Barcelona-s dhe Valencia-s, Jeison Murillo do të jetë kampion.

Megjithëse kolumbiani u transferua me formulën e huazimit në Camp Nou në merkaton e dimrit, ai ka luajtur për Los Che në 1/16-at e Copa del Rey ndaj Ebro në tetor.

Atë ditë, ai luajti 90 minuta në një fitore 2-1 për skuadrën e La Liga-s.

Pasi iu bashkua Barcelona-s, Murillo ka luajtur të dyja ndeshjet ndaj Levante-s në 1/8-at.

Copa del Rey do të jetë titulli i tretë në Spanjë, pasi u kurorëzua kampion i La Liga-s me Barça-n, si dhe ka fituar Segunda B me Cadiz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu