Real Madrid bën çmendurinë, ofron 3 yje për të marrë kampionin e botës

Çmenduria e fundit në merkato e skuadrës së Real Madrid ngjan si transferimet deri diku të zakonshme të basketbollistëve në NBA. Trajneri Zinedine Zidane nuk heq dorë nga Paul Pogba dhe për të siguruar shërbimet e kampionit të botës është gati të ofrojë te Manchester United 3 lojtarë.

Sipas të përditshmes britanike “Times”, skuadra “merengues” ofron në shkëmbim të Pogba futbollistët Gareth Bale, Keylor Navas dhe James Rodriguez. Pra, Real është gati të ofrojë 3 nga yjet e tij për të sjellë në “Bernabeu” mesfushorin francez.

Manchester United kërkon 150 milionë euro për të lënë të lirë Pogba të largohet, shumë tepër e lartë për skuadrën madrilène. Ndaj presidenti Florentino Perez synon të zbusë efektin financiar duke ofruar te “djajtë” 3 futbollistë që nuk do të jenë pjesë e Realit sezonin e ardhshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu