Real Madridi po rrit disa futbollistë me shumë të ardhme në Akademi. Njëri prej tyre është sulmuesi i ri i ekipit të Juvenil A, Rodrigo Antonio Rodrigues.
Lojtari i ri ka shkëlqyer ditën e shtunë në finalen e Kupës kundër Barcelonës. Madrilenët fituan me rezultatin 2-0, ndërsa braziliani mori “zvarrë” të gjithë ekipin e Barcelonës. Një gol që i ngjan më shumë golave të idhullit të katalanasve, Lionel Messi.
I riu është blerë në vitin 2018 nga “Los Blancos” dhe pritet të huazohet për t’u rritur më shumë, pasi kapërcimi në ekipin e parë duket i vështirë.
VIDEO:
⚽💥 El espectacular gol de Rodrigo en el Clásico de juveniles!!!#LaFabrica pic.twitter.com/0bEVQqL7ei
— Cantera Real Madrid (@lafabricacrm) June 1, 2019