UEFA zgjedh skuadrën e Champions-it: 6 lojtarë nga Liverpool, por jo Salah! Prezent Messi e CR7 (FOTO)

UEFA ka publikuar skuadrën më të mirë të sezonit 2018-19 në Champions League. Këtë herë janë 20 lojtarë që janë përzgjedhur për të kompletuar skuadrën më të mirë, në bazë të statistikave të secilit lojtar në repartin e tij.

Nga lista e publikuar dallohen 6 lojtarë nga kampionët e Liverpool, por mungon Mohamed Salah. Në këtë listë janë pjesë edhe Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, si dhe tre lojtarë nga Tottenham.

Dallohet qartë përfshirja e Ajax, që përfaqësohet me 5 lojtarë në skuadrën më të mirë të sezonit. Ndërkohë pritet që UEFA të përzgjedhë edhe 11-shen më të mirë të këtij sezoni.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu