Karrige me rrota e duke çaluar, Neymar shoqërohet në polici me qindra persona (VIDEO)

Lajme të këqija vijnë për Neymar ditë pas dite. Braziliani humbi zyrtarisht mundësinë për të luajtur në Copa America, për shkak të një problemi me kyçin e këmbës në miqësoren ndaj Katarit.

Dëmtimi i tij erdhi në vrazhdën e akuzave të rënda nga një modele braziliane, se ka kryer marrëdhënies seksuale pa dëshirën e saj.

Për këtë çështje Neymar është detyruar të paraqitet në polici, në një rajon të Rio de Janeiro të Brazilit. I ulur në një karrige me rrota dhe i rrethuar nga qindra njerëz, 26-vjeçari ka hyrë në ambientet e rajonit, teksa rrugën e ka vijuar duke ecur me një këmbë.

Pasi ka dëshmuar për dy orë në lidhje me çështjen e lartpërmendur, Neymar ka lënë ambientet e komisariatit dhe foli për mediet, duke falënderuar të gjithë personat që po i qëndrojnë pranë në këtë momente dhe të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe inkurajuese.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu