Aktori i njohur shqiptar Hasim Memishi ose ndryshe i njohur si Sopi ka nje mesazh për të gjithë studentët që kanë mbaruar me studime.
Më poshtë lexojeni edhe mesazhin e tij:
“STUDENTË, URIME!
Studentë, sot i keni hedhë kapelat, keni përfundu një cikël shumë të rëndësishëm të jetës, nga sot duhet të përveshni mëngët dhe të punoni shumë!
Mos prisni që dikush t’vij t’ju lus për punë, Ju duhet t’i imponoheni jetës; ka shumë gjëra të vështira para juve, shumë pengesa, shumë ngatërresa, por Ju duhet të punoni shumë që të jeni të suksesshëm!
Suksesin nuk ua fal askush, tek suksesi arrihet vetëm me punë; tash mvaret prej juve se cilën metodë do të zgjidhni për te suksesi, atë të katapultimit, apo atë të vështirën që arrihet me shumë punë, shumë përkushtim dhe shumë insistim, por që ju bën krenarë para familjes, shoqërisë e rrethit!
Sukses për mua është, të bësh në mënyrën më të mirë atë që e dëshiron! Punoni, insistoni, ngulni këmbë, mos u dorëzoni kurrë, në asnjë moment!
Suksese të gjithëve!”