Basha flet pas arrestimit të Spahisë: Nuk do të ndalemi

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetit të PD, Bardh Spahia. Me anë të një postimi në Facebook, Basha u shpreh se kriminelët e zgjedhjeve po i shesin moral popullit në studiot televizive.

“Kriminelët e zgjedhjeve po i shesin moral popullit në studiot televizive.Bardh Spahia arrestohet pse protestoi kundër krimeve të tyre. Ne nuk do të ndalemi derisa ta shporrim këtë bandë dhe kreun e saj!”, shkruan Lulzim Basha.

Ndërkohë protestues te PD janë mbledhur tek drejtoria vendore e policisë Shkodër në pritje të ardhjes së ish deputetit Bardh Spahia i cili u arrestua ‘live’ në Tiranë teksa ishte nisur për të shkuar në emisionin “Open”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu