SHBA, BE dhe OSBE “mbyllin” në qark Ilir Metën, nxjerrja jashtë loje, paralajmërim i frikshëm

Presidenti po përpiqet me të gjitha mënyrat që të mbajë në këmbë dekretin për anulimin e 30 qershorit dhe për të qënë faktor në sytë e ndërkombëtarëve. SHBA i ka lënë në tavolinë dosjen e lobimit me para ruse dhe Almir Rrapin, BE injoron të gjithë lëvizjet e tij, ndërsa OSBE i përgjigjet letrës së dërguar në Bruksel me një qëndrim të ashpër ndaj dhunës në KZAZ. Nxjerrja jashtë loje, një paralajmërim i frikshëm për Ilir Metën, pas të cilit mund të vijnë probleme të tjera, mes të cilave përballja me drejtësinë për zullumet që ka bërë.

Ilir Meta po tenton me të gjitha mënyrat për të zhbërë 30 qershorin dhe mbajtur në këmbë dekretin për anulimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Ndonëse deri më tani partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA, BE dhe Britania e madhe kanë qënë të prerë në qëndrimin e tyre kundër dhunës dhe respektimin e Kushtetutës për datën e zgjedhjeve, presidenti ynë nuk është tërhequr nga përpjekja e tij për të qënë faktor.

Pasi ka dështuar në takimin me ambasadorët, duke arritur deri atje sa të kërcënojë se, nëse Rama është i vendosur për 30 qershorin do të nxjerrë ushtrinë kundër zgjedhjeve, pasi ka sulmuar SHBA-BE duke i kërcënuar me shporrje, Meta ka vendosur t’i drejtohet dhe OSBE-së me letër.

Presidenti ka sulmuar kryeministrin Rama se po destabilizon vendin me qëndrimin e tij për zgjedhjet më 30 qershor, duke shkelur dhe mbi dekretin presidencial për anulimin e tyre.

Njëherësh Meta është shprehur se zgjedhjet janë nul pasi zhvillohen në kundërshtim me dekretin e presidentit të botuar në fletoren zyrtare, dhe për këtë arsye ai ka paralajmëruar OSBE se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i OSBE në Tiranë, teksa përmes ambasadës së saj ka dënuar dhunën e ushtruar nga opozita ndaj KZAZ-ve dhe djegien e materialeve zgjedhore.

Madje ka kërcënuar se të gjithë dhunuesit dhe shkelësit e ligjit duhet të përballen në mënyrë të menjëhershme me drejtësinë.

Kjo ka qënë një përgjigje e ashpër ndaj kërkesës së Metës, me dekretin e të cilit në dorë, bashkiakët dhe militantët e opozitës kanë dhunuar komisionet vendore të zgjedhjeve.

Në këtë mënyrë, pas SHBA që i la dosjen e lobimit me para ruse dhe rrëfimin e Almir Rrapit në tavolinë, pas BE që ka injoruar të gjitha lëvizjet e Presidentit, si dhe të OSBE që e ka goditur drejtpërdrejt, “qarku” rreth Metës po mbyllet.

Nxjerrja e tij jashtë loje si faktor politik, është një paralajmërim i frikshëm për Metën, pas të cilit mund të vijnë probleme të tjera, mes të cilave përballja me drejtësinë për zullumet që ka bërë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu