Rusët vazhdojnë e provokojnë aleatët e amerikanëve

Rusët përveç se ndërhyjnë e kacafyten me aeroplanë amerikanë e britanik tash kanë nisur të ngacmojnë edhe Japonezët, ministria e mbrojtjes së Japonisë njoftoi se dje dy bombardues cenuan hapësirën ajrore japoneze, transmeton Gazeta Metro.

Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë më 20 qershor se dy sulmues rusë TU-95 iu afruan ishujve japonezë.

Ministria tha se një nga bombarduesit shkeli hapësirën ajrore japoneze dy herë mbi ishujt Daito pranë Okinawa dhe pranë ishullit Hachijo, në jug të kryeqytetit të Japonisë, Tokio.

Dy aeroplanë pastaj fluturuan përgjatë Japonisë verilindore dhe ishullit të Hokkaido para se të ktheheshin në Rusi, njoftoi ministria e mbrojtjes.

Ushtria ruse nuk i ka komentuar menjëherë këto deklarata.

Rusia dhe Japonia kanë mosmarrëveshje territoriale të trashëguar nga BRSS’ja për disa ishuj afër bregut të ishullit Hokkaido, të cilët rusët i quajnë Kurilet Jugore. Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishin takuar dhe kishin provuar të arrinin një marrëveshje por pa ndonjë rezultat konkret.

Një raport i kohëve të fundit i ministrisë japoneze tha se gjatë periudhës një vjeçare kanë ndodhur më shumë se 340 incidente të tillë ku janë përfshirë aeroplanë rusë dhe 638 incidente me aeroplanë kinezë.

Po ashtu gjatë këtij viti janë njoftuar për prova e hyrje pa leje në hapësirat e ajrore të shteteve në baltik nga aeroplan rus, ku ishin pritur dhe larguar nga britanikët. Incident pati edhe në Detin Mesdhe mes luftë anijeve ruse dhe amerikane./gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu