Dy javë para se presidenti të udhëtojë sigurohet vendi: Lexoni 6 fakte të padëgjuara për Shërbimin Sekret Amerikan

Shërbimi Sekret Amerikan është një nga agjencitë më të fuqishme dhe të vjetra në botë, ndaj së cilës duhet pasur edhe frikë, shkruan Gazeta Metro.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 3 qershor të vitit 1865, krijuan Shërbimin Sekret ndërkohë që 1/3 e monedhave në qarkullim në atë kohë ishin të falsifikuara.

Për t’ju njohur më mirë me Shërbimin sekret amerikan Gazeta Metro ju sjllë disa fakte që s’i keni ditur:

1. Njëra nga agjencitë federale të Shërbimit Sekret është e ngarkuar për të hetuar krimet kundër infrastrukturës financiare të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë krimin kibernetik.

2. Ajo ka rreth 6,500 të punësuar, duke përfshirë edhe agjenci të veçanta, oficerëve dhe personel ndihmës, me zyra në terren në çdo shtet dhe jashtë vendit.

3. Kur shihni Presidentin amerikan, ka shumë mundësi të shihni edhe Shërbimin Sekret amerikan në detyrën e tyre më publike: teksa qëndrojnë të gatshëm për të mbrojtur komandantin suprem.

4. Kjo agjenci, është përgjegjëse për mbrojtjen e liderëve të tjerë kombëtarë, si dhe për ruajtjen e infrastrukturës.

5. Me kërcënimet ndaj sigurisë kombëtarëve, jeta e një agjenti të Shërbimit Sekret mund të përfshijë ndonjëherë rrezikshmëri të lartë.

6.Një ose dy javë para se presidentët të udhëtonin jashtë Uashingtonit, ekipet shikonin situatën paraprakisht. Shërbimi Sekret bënte çdo lloj hetimi në rrugë primare dhe sekondare deri në momentin e mbërritjes dhe siguronin gjithçka në lidhje me vendin që ata do të vizitonin. /gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu