Real Madridi po mendon t’i largojë 15 lojtarë

Është duke u raportuar se Real Madridi po tenton t’i largojë 15 lojtarë në këtë verë, në mënyrë që ta zvogëlojë sadopak skuadrën e Zinedine Zidanes.

Pas një paraqitje të dobët në sezonin e kaluar, Los Blancos deri më tani kanë shpenzuar mbi 200 milionë euro në pesë transferime si, Eden Hazard, Eder Militao, Rodrygo, Luka Jovic dhe Ferland Mendy.

Derisa i kanë kompletuar këto pesë marrëveshje, Goal.com raporton se madrilenët tani janë të fokusuar që t’i bëjnë disa largime.

Marcos Llorente ishte lojtari i parë që u largua nga Santiago Bernabeu, pasi e kompletoi transferimin te Atletico Madridi për 30 milionë euro.

Gareth Bale është një tjetër lojtar që nuk po pëlqehet nga trajneri francez, gjersa i ka bërë me dije të kërkojë një klub të ri.

Raul de Tomas dhe James Rodriguez, janë po ashtu në listën e largimeve, ndërsa atyre do t’u bashkëngjiten edhe Keylor Navas dhe Lucas Zidane.

Lojtarët e tjerë që do të largohen janë: Dani Ceballos, Mateo Kovacic, Martin Odegaard (huazim), Isco, Borja Mayoral, Sergio Reguilon, Jesus Vallejo, Theo Hernandez dhe Brahim Diaz (huazim).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu