Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nuk brengoset për shkak të sanksioneve të mundshme që mund ti vendos Amerika.
Ai ka deklaruar se nuk vërejtur indikacione gjatë bisedës me presidentin amerikan Donald Tramp se SHBA-të do të munden ti vendosin sanksione Ankarasë zyrtare përshkak të blerjes së sistemit raketor rus S-400 nga ana e Turqisë.
Siç përcjell Rojters, SHBA-të kanë paralajmëruar se do të vendosin sanksione kundër Turqisë nëse marrëveshja nuk prishet me Rusinë, mirëpo Ankara zyrtar ka theksuar se nuk do të tërhiqen nga blerja edhe përskaj paralajmërimeve.
Në deklaratë për gazetarët në Ankara, para se të niset në samitin e G-20 në Japoni, Erdohan ka thënë se do të bisedojë për këtë çështje me presidentin amerikan Donald Tramp në suaza të këtij takimi.