Erdogan do të padis Amerikën nëse nuk merr avionët F-35

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogaan ka deklaruar se do të kërkojë ndihmë nga gjyqi arbitrar ndërkombëtar nëse Uashingtoni nuk i dorëzon avionët luftarak tani më të paguar nga Turqia.

Turqia për avionët luftarak amerikan F-35 ka paguar më shumë se një miliardë dollarë. Sipas Presidentit turk, Turqia nuk është vetëm blerës por edhe partner prodhimi i të njëjtëve.

Sipas tij, vendi prodhon më shumë pjesë rezerve për F-35 amerikane. Në samitin e G-20, që starton nga sot në Osaka të Japonisë, është paraparë se Erdogan do të takohet me homologun e tij amerikan Donald Tramp.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu