Mesfushori spanjoll refuzon Milanin: Dua ta tregoj veten te Reali

Ditët e fundit, emri i tij është lakuar shumë në merkato. Milani ka shfaqur hapur interesimin për Dani Ceballos, por tani, futbollisti i “Los Blancos” duket larg kalimit të mundshëm te kuqezinjtë, gjatë kësaj vere. Lojtari dëshiron t’i luajë kartat e tij te Real Madridi. Këtë gjë e ka zbuluar vetë mesfushori 22-vjeçar për “El Transistor” të “Onda Cero”:

“Unë nuk dua të shitem, preferoj të qëndroj te Real Madridi. Sezoni i ardhshëm do të jetë më i miri për mua. Unë luaj për t’u argëtuar. Me të vërtetë dëshiroj të tregoj se kam vlera si futbollist. Ky i fundit nuk ishte sezoni im më i mirë, por u kënaqa; arrita t’i bëj gjërat të shkojnë mirë”.

Tani për tani, Ceballos mendon vetëm për finalen e Europianit U-21, kundër Gjermanisë. Një “stacion”, që Spanja e arriti duke mundur Francën 4-1, mbrëmë, në gjysmëfinale. “Kjo finale mund të jetë ndeshja më e rëndësishme e jetës sime. Jam tërësisht i përqendruar te përballja me Gjermaninë. Për të tjerat do të flasim në vazhdim”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu