Brazili kundër Argjentinës? Coutinho tregon “makthin” që vjen nga Messi

Mesfushori brazilian, Philippe Coutinho, tha të premten, pas fitores dramatike me penallti ndaj Paraguajit, në çerekfinale të “Copa America”, se e merituan të përparojnë më tej në këtë kompeticion:

Sonte jemi fitimtarë me meritë. Jam i lumtur dhe i kënaqur, zhvilluam një lojë të madhe, të gjithë u përkushtuam maksimalisht, edhe pse nuk ia dolëm të shënonim gol”.

Coutinho shtoi se “u përpoq mjaft”, gjatë ndeshjes 97-minutëshe, e cila përfundoi në barazim pa gola. Atij do t’i pëlqente të kishin shënuar një gol, pa shkuar te penalltitë, por kjo nuk ishte e mundur. Në lidhje me kundërshtarin e gjysmëfinales, që mund të jetë Argjentina e Lionel Messit, ai tha:

“Do të ishte shumë e vështirë për t’u përballur me shokun tim te Barcelona, sepse Leo mund të çekulibrojë këdo, në çdo moment të lojës. Sidoqoftë, ende nuk e dimë se me kë do të përballemi. Gjëja më e rëndësishme është të bëjmë punën tonë dhe të përgatitemi mirë për ndeshjen”.

Brazil eliminoi përmes penalltive Paraguajin (4-3) në Porto Alegre dhe tani pret fituesin e duelit Venezuela-Argjentina në gjysmëfinale, e cila do të luhet më 2 korrik, në stadiumin “Mineirão” të Belo Horizonte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu