Lojtarët që u penduan pse u larguan apo refuzuan Barcelonën

Neymar dhe Antoine Griezmann janë vetëm dy nga shembujt e lojtarëve të cilët kanë kërkuar që të kthehen përsëri në skuadrën e Barcelonës, edhe pse më parë kanë menduar që bari do të jetë më i gjelbër në klubet e tjera

Braziliani u largua për në Paris Saint-Germain më 2017 dhe kishte paditur skuadrën nga Katalunia që nuk ia kishte paguar bonuset, por vetëm para disa ditëve ai kërkoi të rikthehet në klub që ka qenë dy vite më parë.

Griezmann, në anën tjetër, e refuzoi verën e kaluar ofertën e Barcelonës për të mbetur në Atletico Madrid, kurse ai tani dëshiron që të luaj në Camp Nou për sezonin e ardhshëm pasi që në maj ka kërkuar largimin nga Atletico këtë afat kalimtar.

Klauzola e tij e lirimit do të jetë 120 milionë euro deri më 1 korrik, por Barcelona dëshiron që ta negociojë çmimin me Los Rojiblancos. Atletico ka kërkuar që në marrëveshje të përfshihet Nelson Samedo, por Blaugrana nuk dëshiron që portugezi të largohet nga skuadra.

Megjithatë, Neymar dhe Griezmann nuk janë të vetmit lojtarë që janë penduar pasi e kanë refuzuar apo ia kanë kthyer shpinën Barcelonës për disa vite.

Hristo Stoichkov i kishte lënë ata për Parman gjatë vitit 1995/96 për shkak të marrëdhënieve të tij jo të mira me Johan Cruyff, për ishte kthyer një vit më vonë pasi që nga skuadra ishte larguar holandezi.

Ivan de la Pena kishte thënë më parë se klubi e kishte shitur me kërkesën e Louis van Gaal por ishte rikthyer pasi që kishte kaluar disa sezone në Lazio dhe Marseille ku kishte punuar nën urdhrat e Lorenzo Serra Ferrer.

Ka edhe disa shembuj të tjerë te lojtarëve të cilët janë larguar nga La Masia, apo nuk kanë arritur që fillimisht të luajnë me skuadrën e parë, por që janë rikthyer më vonë e që janë: Gerard Pique, Cesc Fabregas, Jordi Alba, Aleix Vidal dhe Gerard Deulofeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu