Përmes një video të postuar në facebook, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ‘zbuluar’ vendndodhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Ja pse nuk i donte zgjedhjet më 30 Qershor Luli😂. Po kështu edhe Ilir Meta, Monika dhe Saliu. Sot është dita t’i ndërshkojmë me votë!” shkruan Balla, ndërsa poston një video të kryedemokratit Basha, teksa bën një shëtitje buzë detit, me bashkëshorten e tij.
Ndërkohë që sipas gazetarëve që ndodhen pranë selisë së PD, kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet prej mëngjesit të sotëm në zyrën e tij.
VIDEO: