Grushta në Skrapar, thyhet xhami i qendrës së votimit

Gjatë procesit të votimit në Skrapar ka njohur një sherr jashtë qendrës së votimit 3354.

Informacionet bëjnë me dije se ish drejtori i spitalit të Skraparit Astrit Dyrmishi është zënë me një vartesin e tij, Asllan Nurellari,që e kishte hequr nga puna ne spital ne periudhen qe ka qenë drejtor.

Debati mes të dyve ka degjeneruar me grushta jashtë qendrës së votimit ku edhe është thyer nje xham i kesaj qendre.

Sipas policisë përfaqësuesit e QV 3354 në Skrapar konfirmojne se sherri nuk ka lidhje me procesin e votimit dhe nuk e ka penguar aspak vijueshmerine e tij.

Si shkak I sherrit është bërë ndalimi I dy shtetasve të lartpërmendur. Nga policia e Skraparit konfirmohet se grindja ka qene për arsye personale dhe jo per votimet ne qendren e votimit nr 3554 nr 66.

Ndërkohë që Maksim Nuellari shprehet se procesi vazhdon normalisht dhe nuk eshte nderprerë për asnje moment.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu