Drecun ‘nuk ka dilema’: Forcat speciale të Kosovës po përgatiten për ndërhyrje në veri

Përfaqësuesit e pushtetit të Prishtinës jo vetëm që nuk planifikojnë t’i heqin taksat, por me veprime ‘të njëanshme’ shkaktojnë ‘krizë të’ re dhe ‘lojëra të rrezikshme’ që të shkaktojnë konflikte në veri, ka thënë kryetari i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, transmeton Gazeta Metro.

“Plani dhe marrëveshja e Prishtinës është që ta vazhdojë me krijimin e tensioneve edhe më të mëdha, e jo që të shkojnë në qetësimin e krizës. Ata duan të forcojnë ndërmarrjen e vperimeve të dhunshme, duke ia hedhur përgjegjësinë Serbisë dhe që në një moment të shpallin bashkimin e Kosovës e Shqipërisë”, ka thënë Drecun për mediet serbe.

Ai ka thënë se ‘nuk ka dilema’ se forcat speciale të Prishtinës po përgatiten për ndërhyrje në veri të Kosovës dhe se detyrë e KFOR-it është që t’i pengojë të mos e bëjnë një gjë të tillë.
Drecun shkon edhe më tej me spekulimet e tij, duke thënë se pjesëtarë të forcave të sigurisë së Kosovës, veteranë të UÇK-së e grupe islamiste mund të përdoren si formacione të armatosura.

Duhet përkujtuar se ndërhyrja e para do kohe e njësive speciale ROSU në veri të Kosovës, gjatë të cilës u arrestuan disa persona të dyshuar për kontrabandë e kriminalitet, ka hasur në mirëkuptim nga bashkësia ndërkombëtare si aksion i ligjshëm për të luftuar kriminalitetin. Po ashtu, ‘krizën humanitare’ në veri të Kosovës, shumëkush e shpjegon se inskenim dhe lojë politike të pushtetit serb.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu