Mospërputhja e rezultateve KQZ: Shifrat nuk janë ende zyrtare

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dalë në një deklarate për mediat ku ka dhënë detaje në lidhje me të dhënat paraprake, ku shumë kryebashkiakë dolën fitues me numër votash në kuti shume herë më të lartë se numri total i votuesve vjen reagimi i parë zyrtar i KQZ-së.

Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha në deklaratën e saj ka sqaruar se këto nuk janë rezultatet përfundimtare.

“Ato janë informacione të marra me telefon nga komisionet e qendrave të votimit. Këto nuk janë rezultatet përfundimtare dhe mund të ketë mospërputhje, që do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të votimit.

Në dilemën për të mos dhënë informacion, apo për të dhënë informacion paraprak KQZ ka zgjedhur që të mbajë qytetarët e informuar por pa pretenduar saktësi absolute”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu