Presidenti Meta publikon video ironizuese lidhur me zgjedhjet lokale (VIDEO)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vazhdon ironinë në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke i krahasuar ato me votimet në kohën e diktaturës.

Një ditë më parë, Meta bëri një postim në Facebook, duke thënë se tani i duhet që të shpikë një dekoratë të re, atë të “Heroit të votave socialiste”, ndërsa sot, kreu i shteti shqiptar ka postuar një video me Enver Hoxhën, Spiro Kolekën dhe diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke e përcjellë me mesazhin “Nga fitorja në fitore! Destinacioni dihet”.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitoreje! Destinacioni dihet. Kalofshi të gjithë një ditë të bukur sot!, shkruan Meta.

VIDEO:

Mirëmëngjes të dashur miq!Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitorje! Destinacioni dihet.Kalofshi të gjithë një ditë të bukur sot!

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 1. Juli 2019


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu