Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka qenë ndër të parët që ka reaguar pas vendimit të Komisionit Evropian për të mos rikthyer vizat për Shqipërinë.
Rama deklaroi se vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter.
“Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter”, u shpreh Rama.