Sa dalin nga Shqipëria djegin pasaportën, shqiptarët krijojnë trendin e shëmtuar

Largimi i shqiptarëve nga vendi po shoqërohet jo vetëm me uljen e fuqisë punëtore dhe zhgënjimit të tyre nga vendi, por edhe me një “trend” i cili është kthyer tashmë në fokusin e debatit.

Bëhet fjalë për djegien e pasaportave të Shqipërisë, sapo ata dalin nga atdheu.

Reagimet në rrjet për këtë çështje kanë vërshuar, dhe një prej tyre, aktivisti Genc Sejko thotë se ky është poshtërim i simboleve kombëtare.

“Ka filluar një trend idiot, ku ata që largohen nga Shqipëria, djegin pasaportën në shenjë proteste. Pasaporta është e Republikës së Shqipërisë nuk është e qeverisë. Kur digjni pasaportën, digjni edhe simbolet kombëtare. Nuk ju urren Shqipëria. Ju urreni politika. Mësoni të bëni dallimin”, shkruan Genc Sejko.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu