Barca i përgjigjet Liverpoolit për Dembele

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se Ousmane Dembele do të qëndrojë në klub edhe pas kësaj vere, pavarësisht interesimit të fortë nga ana e Liverpoolit.

22 vjeçari që nga transferimi nga Borussia Dortmund, ka punuar për të arsyetuar shumën e madhe të paguar për të nga Barcelona.

Në 65 ndeshje në La Liga, Dembele ka shënuar 18 gola.

Mediet në Angli kanë raportuar për interesimin e Liverpoolit për reprezentuesin e Francës.

“Dembele është i ri, i talentuar, i ndryshëm”, ka deklaruar Bartomeu, përcjell lajmi.net.

“Unë konsideroj se ai mund të bëhet më i mirë se Neymar, ka shumë për t’u zhvilluar dhe ne duam që ai ta bëjë këtë”./Lajmi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu