Ka në posedim mbi 200 milionë euro, legjenda e rokut udhëton me metro

Roger Waters është një nga emrat më të mëdhenj në historinë e rok & rollit. Kontributin më të madh ai e dha në grupin Pink Floyd që nga fansat e muzikës u bë kult.

Me tekstet e tij të jashtëzakonshme, Waters, korri suksese të mëdha duke arritur të grumbulloj pasuri në vlerë prej 247 milionë eurosh.

Përgjatë karrierës, këngëtari tanimë 75-vjecar është shquar për modestinë dhe për angazhimin e madh me Pink Floyd si dhe me karrierën solo. Këtë e ka dëshmuar edhe tani, kur është parë duke udhëtuar me metro në qendër të Manhatanit.

Ai u ul me njerëzit e zakonshëm në metro për ta bërë udhëtimin e tij, duke u krijuar atyre mundësinë që ta shohin nga afër dhe të komunikojnë me të.

Kjo dëshmon se artistët e mëdhenj kanë arritur të lënë gjurmë dhe të korrin suksese, duke qenë modestë dhe duke punuar me pasion të madh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu