Basha: Qeveri transitore pa Ramën Kryeministër

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike sot së bashku me aleatët opozitar takoi në Vjenë përfaqësuesit e OSBE-së, transmeton Portalb.

Nga Austria, ai u paraqit përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ku konfirmon se është për një qeverisje kalimtare pa Ramën kryeministër.

“Në Vienë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri transitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve”, shkroi Basha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu