4 mijë shqiptarët që jetojnë në fshatin e Azerbejxhanit

Në Azerbejxhan jeton komuniteti i njohur me emrin Udi, por që ka origjinë të pastër shqiptare. Ata janë të përqëndruar në një fshat që quhet Nij, ku ende ruajnë gjuhën, fenë, kulturën dhe traditat e të parëve të tyre.

Lajmin për këtë e ka dhënë ministri shqiptar i diasporës, Pandeli Majko, i cili ka pritur përfaqësuesit e këtij komuniteti.

“Sot me Shahin Omarov, konsull nderi për Shqipërinë në Ukrainë prej vitit 2015 dhe Robert Mobili, kryetar i komunitetit shqiptar ortodoks Udi në Azerbajxhan. Kjo është hera e parë që një përfaqësues i komunitetit shqiptar të Azerbajxhanit zhvillon një takim në institucion zyrtar shqiptar. Komuniteti Udi, një prej komuniteteve më të vjetra në Azerbajxhan, është pasardhës i fisit Udi, një prej 26 fiseve shqiptare që jetonin në Kaukaz, rreth shekullit V. Sot ata janë rreth 4 mijë banorë të vendosur në fshatin Nij, ku ende vazhdojnë të ruajnë gjuhën, fenë, kulturën dhe traditat e të parëve të tyre”, ka nënvizuar Pandeli Majko.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu