Tërmeti në Korçë, Panariti: Merreni seriozisht apelin e Metës

Ditën e sotme disa nga zonat e Korçës u tronditën nga një tërmet i fuqishëm. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 4.8, ndërsa epiqendra ka qenë 10 kilometra në juglindje të Bilishtit.

Lidhur me tërmetin e rënë në Korçë, ka reaguar ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LSI-së, Edmond Panariti.

Ish-ministri duke komentuar apelin e presidentit Ilir Meta, shprehet se thirrja e kreut të shtetit drejtuar institucioneve për të marrë masa duhet dëgjuar me seriozitet të madh.

Panariti e mbyll reagimin e tij me thirrjen “filloni levizni, sa nuk eshte vonë”.

“Sapo ra termet i forte ne Korce..!Merreni seriozisht apelin e presidentit dhe sidomos shiheni mire harten poshtë, ajo është e 2019, reale dhe kercenuese. Filloni levizni, sa nuk eshte vonë.”-shkruan Panariti.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu