Komuna e Tuzit me një masë të re për nxitjen e shtimit të natalitetit. Kryetari i kësaj komune, Nik Gjeloshaj ka theksuar se për çdo çift që lind fëmijë në komunën e Tuzit do të ndahen nga 200 euro.
Ai ka paralajmëruar se do të ketë edhe masa të tjera nxitëse për të shtuar natalitetin, që është në rënie edhe në këtë zonë shqiptare në Mal të Zi.
Ja postimi i tij në facebook:
Mbështetja për qytetarët tonë, në të gjitha lëmitë, është dhe do të mbetet objektivi kryesor i vetëqeverisjes lokale! Një nga aktivitet tona, që mund ta cilësojmë si risi është mbështetja për fëmijët e posalidur. Andaj çdo lindje e re në komunën tonë do të shpërblehet me vlerë prej 200 euro! Vlerësojmë që me ketë aktivitet do të përkrahim, sidomos familjet e reja nga treva e Malësisë!