Haradinaj: Duhet ta bëjmë Kosovën 100% shtet

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj tha sot se Kosova ende nuk është bërë 100% shtet dhe për këtë, sipas tij, nuk ia vlen me hezitu që për pak me lënë pa e përmbush 100 për qind shtetësinë.

I pari i qeverisë në dorëheqje gjithashtu iu bëri thirrje të gjithë atyre që janë lodhur, të hapin rrugë me përfundimin e shtetësisë së Kosovës, pasi siç tha ai nuk është marre për një gjë të tillë.

“A ja vlen me hezitu sot me lanë pak pa e kryer shtetin, do të ishte e pashpjegueshme nëse ne e afrojmë deri 99%, por nuk e bëjmë 100 për qind shtet. Është në interesin tonë ta përfundojmë Kosovën shtet 100 për qind”, tha Haradinaj, transmeton KP.

“Ju e dini qe sa kohë ne kemi filluar të themi ‘Bac u Kry’, por ende nuk është kryer. Është në interesin tonë ta finalizojmë konceptin e shtetit 100 për-qind dhe ta bashkojmë atë në familjen euroatlantike”.

“Jeta dhe sfidat na lodhin dhe nuk është marre kur të lodhemi të hapim rrugë. Për ata që nuk janë lodhur në të drejtën tonë, atëherë të bashkohemi për ta bërë Kosovën shtet”.

Këto komente ai i bëri në tubimin përkujtimor me rastin e 21 vjetorit të Betejës së Markalleshëve dhe rënies së dëshmorëve Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi në Vraniq të Gjakovës. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu