Rita Ora dhe Katica Janeva të vizatuara në murin e burgut të Shkupit

Një vizatim i kryeprokurores speciale Katica Janeva gjendet në qelinë e burgut në Shuto Orizare.

Televizioni Telma, që sot kishte reportazh për kushtet në burgje, e vërejti edhe vizatimin ku paraqitet Janeva.

Përveç Janevës ka pasur edhe disa gra të tjera, në mesin e të cilave ka qenë edhe Rita Ora.

Në burgun e Shuto Orizares ka disa të dyshuar në hetimet e PSP-së, ku Katica Janeva është në krye të kësaj prokurorie.

Hetimet e kësaj prokurorie kanë të bëjnë me përgjimet që kanë ndodhur në Maqedoni dhe krimet që kanë dalë nga ato përgjime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu