Përhapet në Kosovë epidemia e etheve të minjëve, a rezikohemi dhe ne?

Në Kosovë gjatë ditëve të fundit është përhapur epidemia e etheve të minjve.

Autoritet shëndetësore janë alarmuar dhe i kanë bërë thirrje qytetarëve se sapo të kenë një komplikacion të vogël t’i drejtohen qëndrave shëndetësore.

Mësohet se nga ethet e minjve është prekur edhe një 21 vjeçar nga Juniku, i cili ndodhet në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe po lufton me jetën.

Kjo sëmundje që ka kapur të riun nga Juniku vjen nga brejtësit, pra çdo kontakt i minjve me ushqimin qe konsumon njeriu e bart këtë virus.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu