Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton nuk do të vizitojë Kosovën derisa të formohet qeveria dhe të hiqen taksat.
Sipas Zërit të Amerikës, në bazë të gjetjeve jozyrtare, vizita u shty për arsye se Kosova mbeti pa qeveri.
Zëri i Amerikës, duke u thirrur në burime diplomatike, njoftoi de Bolton ka shtyrë vizitën e tij në Serbi dhe Kosovë për arsye se Kosova nuk ka qeveri.
Konfirmimi i informacionit u kërkua nga Zëri i Amerikës drejtuar Këshillit të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë por nuk kanë marrë përgjigje.
E në lidhje me këtë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se Bolton nuk do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë sepse nuk ka me kë të bisedojë në Kosovë.