Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen stërvitore që zhvillohet në Villar Perosa, pronë e familjes Agnelli, ku ekipi i parë i Juventusit, luan ndaj atij U 23.
Juve po përgatitet për sezonin e ri në Serie A , që fillon kundër Parmas më 24 gusht.
Ndeshja mes vete është e fundit për Maurizio Sarrin para se të nis kampionati.
Klubi ka njoftuar se Ronaldo do të jetë i pranishëm sot në Villar Perosa, por nuk do të marrë pjesë në ndeshje, për shkak të një lodhjeje të lehtë në këmbën e majtë. Në ditët në vijim ai do të kryejë aktivitete të diferencuara.
Ronaldo ka qenë në formë të mirë për Juventusin para fillimit të sezonit dhe ende nuk dihet se a do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë.
Ai ka shënuar ndaj Interit dhe Tottenhamit në ndeshjet parasezonale.