Athina klasa për gjuhën shqipe (FOTO)

Emigracioni i shqiptarëve pas viteve ’90-të, ka mbartur me vete edhe plagën e harrimit apo asimilimit të gjuhës shqipe, për brezin e lindur atje.

Traditat dhe zakonet shqiptare, që janë bërë tashmë pjesë integrale e kulturës botërore, mbeten një element shumë i rëndësishëm i identitetit kombëtar shqiptar dhe si të tilla, jo rrallë vijnë në vëmendje të Tiranës zyrtare për bashkatdhetarët.

Mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, për shumë prindër mbetet shumë i rëndësishëm dhe prioritet. Jo pak vende në botë, tashmë e ofrojnë këtë mundësi dhe klasat e mësimit të gjuhës amtare, po shtohen dita-ditës.

Një lajm të tillë, ka bërë të ditur ditën e sotme, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili njoftuar se edhe këtë vit, në Greqi do të hapen klasat e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu