Nuk është e lehtë të zhdukesh plotësisht pa një gjurmë, por historia tregon se kjo mund të ndodhë, si zhdukja me pasagjerë e anijes Mary Celeste, që s’u kuptua kurrë e vërteta, trasnmeton Gazeta Metro.
Në vitin 1872, një muaj pasi “Mary Celeste” lundronte nga New York City, kapiteni David Morehouse zbuloi anijen dhe u dërgoi ekuipazhin e tij për të hetuar. Ata ishin të befasuar të zbulonin askënd në bord dhe asnjë shenjë beteje, por megjithatë mjaft ushqim dhe ujë për gjashtë muaj.
Ajo që i ndodhi ekuipazhit dhe pasagjerëve të anijes britaniko-amerikane mbetet një nga misteret më të mëdha detare.
Anija “Mary Celeste” nisi lundrimin e saj për në Xhenoa të Italisë. 10 pasagjerët e saj nuk ishin në bord kur ajo u përmbyt në mes të Gjirit të Gjibraltarit 4 javë më vonë.
“Mary Celeste”u gjet 400 milje në lindje të Gjibraltarit, nga ana e ekuipazhit të një anije mallrash. Asnjë gjurmë nga kapiteni, gruaja, vajza apo shtatë pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit.
Nuk kishte shenja lufte, dhe e gjithë ngarkesa e saj ndodhej akoma në bord. Varka e vetme e shpëtimit ishte zhdukur. Teori të shumta dolën në lidhje me “anijen fantazmë”. Ato lidhen me sulmin e piratëve ose të ndonjë përbindëshi në det. Një dokumentar i titulluar “Historia e vërtetë e Mary Celeste-s” i përjashtoi këto mundësi por megjithatë nuk dha përfundime të hollësishme.
Piratët, fantazmat dhe djajtë e detit janë vetëm disa nga teoritë e shumta në lidhje me zhdukjen e kësaj anijeje./gazetametro