Cili është qyteti më i sigurt në botë?

Lista rendit 60 qytete, dhe indeksi u përpoq të përfshijë konceptin e “rezistencës urbane”, domethënë aftësinë e qyteteve për të thithur goditje dhe për t’u rikuperuar prej tyre.

Sipas Indeksit të qyteteve më të sigurta në botë të publikuar nga Economist, Tokio është qyteti më i sigurt në botë dhe Amsterdam në Evropë. Zgjedhja konsiston në tregues si infrastruktura, shëndetësia dhe siguria personale.

Singapori është qyteti i dytë më i sigurt në botë, pas kryeqytetit të Japonisë, ndërsa Osaka e Japonisë është e treta në listë. Të njëjtat qytete gjithashtu plotësuan ato pozicione sipas treguesve të 2015 dhe 2017, shkruan albinfo.

Lista rendit 60 qytete, dhe indeksi u përpoq të përfshijë konceptin e “rezistencës urbane”, domethënë aftësinë e qyteteve për të thithur goditje dhe për t’u rikuperuar prej tyre, thanë studiuesit.

Janë vlerësuar katër lloje të sigurisë: dixhitale, infrastrukturore, shëndetësore dhe personale.

Rajoni i Azi-Paqësorit mbizotëron listën me dhjetë qytetet më të sigurta, si vitet e kaluara. Nga tri shtetet e rajonit të lartpërmendur në dhjetë qytetet e para bëjnë pjesë: Seul (Korea e Jugut) si dhe Sydney dhe Melbourne të Austrisë në vendin e pestë respektivisht të dhjetin. (i 10-ti).

Dy qytete evropiane dhe dy të Amerikës së Veriut janë në dhjetë të parat.

Amsterdam është i katërti në listë, Kopenhagen është i teti, Toronto është e gjashta dhe Uashingtoni është i shtati.

Ndërkaq qytetet si: Lagos (Nigeri), Caracas (Venezuela), Yangon (Myanmar), Karaçi pakistanez dhe Dhaka (Bangladesh) janë pesë qytetet më të pasigurta, sipas këtij indeksi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu