Irani fajëson ShBA-në dhe Arabinë Saudite për konfliktet në rajon

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë të mërkurën se vendi i tij nuk dëshiron konflikt në rajon, ndërsa ministri i mbrojtjes, Amir Hatami, tha se Tehrani nuk është i përfshirë në sulmet e stacioneve të naftës në Arabinë Saudite.

Rouhani i akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe koalicionin ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite për fillimin e luftës katërvjeçare në Jemen.

“Ne nuk duam konflikt në rajon. Kush e nisi konfliktin? Jemenasit jo. E nisën Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Amerikan, disa shtete evropiane dhe regjimi zionist (Izraeli)”, tha Rouhani për mediet iraniane.

Rouhani tha se rebelët e grupit “Houthi” i kanë sulmuar stacionet e naftës në Arabinë Saudite në fundjavë si paralajmërim pas sulmeve në spitale, shkolla dhe dyqane në Jemen, të cilat besohet se janë kryer nga koalicioni i udhëhequr nga sauditët.

Në anën tjetër, autoritetet e Arabisë Saudite kanë thënë se do të ofrojnë dëshmi që tregojnë se Irani qëndron prapa sulmit të tmerrshëm në industrinë e naftës.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi “Houthi”, i cili ka thënë se në këtë sulm ka përdorur dronë kundër kompanisë shtetërore të naftës në Arabinë Saudite, Aramco, shkruan “Reuters”,.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu