Qytetari pyet Haradinajn ‘nese ishe rreh me Vuçiçin, kush kish fitu’: Kështu reagon ai

Një qytetar i ka bërë një pytetje interesante kandidatit për Kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinajt nga koalicioni AAK-PSD të cilën Haradinaj e ka kaluar dhe nuk është përgjigjur.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj sot ka bashkëbiseduar me qytetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve online që ata ia kanë dërguar.

Nga dialogu, taksa, zgjedhjet e tema të tjera të rëndësishme, Haradinaj është përballur edhe me një pyetje të çuditshme.

Konkretisht një qytetar ia ka shtruar pyetjen Haradinajt si në vijim: “Nëse ishe rreh me Vuçiqin, kush do të kishte fituar?”

Kjo pyetje ka nxitur të qeshura të mëdha tek Haradinaj, mirëpo ai ka hezituar të përgjigjet duke vazhduar menjëherë me pyetjen e radhës./gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu