Këtë të shtunë Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm, duke shkaktuar persona të lënduar si dhe dëme të konsiderueshme materiale në disa qytetet të vendit.
Ndërkohë, mësohet se për shkak të lëkundjeve të forta, 30 persona kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në Detin Adriatik, ka ngjallur panik te qytetarët në të gjithë vendin të cilët po qëndrojnë jashtë banesave.
Por, dhe pse në media raportohet për persona të lënduar dhe dëme të shumta materiale, ministria e Brendshme shprehet se në Shqipëri nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.