Tërmeti i fuqishëm shkund Shqipërinë, kryeministri italian telefonon Ramën dhe jep njoftimin e rëndësishëm

Kryeministri i vendit, Edi Rama pas tërmeteve të forta që prekën vendin është telefonuar nga kryeministrin italian Giuseppe Conte, i cili i ka shprehur solidaritetin e plotë të Italisë dhe gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në përballimin me pasojat e tërmetit të rëndë që ra mbi vendin tonë.

Pak më parë shefi i qeverisë anuloi vizitën e planifikuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht Edi Rama ndodhet në Frankfurt të Gjermanisë dhe nga ora në orë pritet të mbërrijë në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu