Takimi i Zaevit me diplomatët e “fuqishëm” amerikan në Nju Jork, ja çka biseduan?

Maqedonia e Veriut në këtë periudhë është tërësisht e përqendruar në sigurimin e datës për fillimin e negociatave me BE-në në tetor, si dhe për përparim në ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO, dy qëllimet strategjike për shtetin për realizimin e të cilave SHBA-ja dha kontribut të madh.

Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev, në takimin me përfaqësuesit e lartë të Stejt Departamentit, ndihmës-sekretarin e shtetit, Filip Riker dhe përfaqësuesin e lartë për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer, që u mbajt në kuadër të Asamblesë së 74 të Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Përfaqësuesit e Stejt Departamentit kanë treguar interes edhe për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë. Ata e kanë theksuar mbështetjen e SHBA-ve, në zbatimin e reformave, sidomos në pjesën e shtetit ligjor, sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

Data për nisjen e negociatave me BE-në është në interes edhe të SHBA-ve, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp. Në takim Zaevi ishte i shoqëruar nga ministri Nikolla Dimitrov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu